LAJMI I FUNDIT:

“Investime në armatim e zgjerim të infrastrukturës”, Maqedonci rendit prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

“Investime në armatim e zgjerim të infrastrukturës”, Maqedonci rendit prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka renditur prioritet e dikasterit që udhëheqë për vitin 2024, ku ndër të tjera bën pjesë edhe investimi në sisteme moderne të armatimit.

Maqedonci ka përmendur edhe ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zgjerimin e infrastrukturës.


“Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Mbrojtjes, hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjerë përcjellëse për funksionalizimin e Agjencisë”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se prioritet është edhe hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar në Draft-Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Investimi në sisteme moderne të armatimit. Hartimi i strategjisë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kosovës. Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes. Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, ka përfunduar Maqedonci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori