LAJMI I FUNDIT:

Inva Mula paralajmëron koncert humanitar në Durrës

Inva Mula paralajmëron koncert humanitar në Durrës
Inva Mula (Foto: Instagram)

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka paralajmëruar një koncert humanitar në Shqipëri, më saktësisht në qytetin e Durrësit.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, ajo ka njoftuar se koncerti do të mbahet më 7 dhjetor në teatrin e qytetit të Durrësit dhe ka për qëllim grumbullimin e parave për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet e fundit në Shqipëri.


E njëjta po ashtu u ka bërë thirrje edhe artistëve të tjerë që të solidarizohen sa më shumë me popullin shqiptar.

“Të gjithë artistët në koncertin Maratonë. Edhe unë. 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit”, ka shkruar në njoftimin e saj Mula.

Vjen edhe reagimi i Unikkatil, në përkrahje financiare për Shqipërinë
Lexo po ashtu Vjen edhe reagimi i Unikkatil, në përkrahje financiare për Shqipërinë

Në anën tjetër, një pjesë e artistëve si Mozzik, Capital T, Noizy, Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj janë angazhuar mjaft shumë duke iu ofruar ndihma të mbijetuarve nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.

Ndryshe, 39 ka shkuar bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori