LAJMI I FUNDIT:

Interi vazhdon kryesimin në Serie A, mposht Cagliarin

Interi vazhdon kryesimin në Serie A, mposht Cagliarin
Cagliari vs Inter (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Interi e ka mposhtur Cagliarin 1-2 në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Nerazzurët ishin ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 25-të nga asistimi i Stefano Sensit.


Interi rrezikoi disa herë portën e vendasve me anë të Romelu Lukakut, mirëpo belgu nuk u tregua i sakët, e që me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Cagliari vs Inter (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi më mirë për Cagliarin që arriti ta barazonte rezultatin në 1-1 me anë të Joao Pedro (50’), pas asistimit që pranoi nga Nandez.

Por, sulmuesi belg ishte shpëtimtari i Nerazzurëve edhe në këtë sfidë, pasi në minutën e 72-të realizoi gol nga pika e bardhë, për t’i fituar kështu tri pikë skuadrës së tij.

Pas javës së dytë, Interi gjendet në pozitën e parë me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Juventusi me Torinon, e në xhiron e tretë do të luajë me Udinesen. /Telegrafi/