LAJMI I FUNDIT:

Interi takon agjentin e Asamoah

Interi takon agjentin e Asamoah
Kwadwo Asamoah (Getty Images)

Agjenti i lojtarit të gjithanshëm të Juventusit, Kwadwo Asamoah, është takuar sot (e hënë) me drejtuesit e Interit, raportojnë mediat italiane.

Reprezentuesi ganez, i cili mund të luajë në mbrojtje dhe mesfushë, është jashtë kontratës me Juventusin që nga 30 qershori i këtij vitit.


Dhe si duket drejtuesit e Zonjës së Vjetër nuk do t’i ofrojnë atij një rinovim kontrate, kështu që ai mund të nënshkruaj para-kontratë me secilin do klub.

Asamoah pranon ofertën e Interit?
Lexo po ashtu Asamoah pranon ofertën e Interit?

Pritet gjerësisht se ai do të bashkohet me Interin në një transferim të lirë, dhe si Sky ashtu edhe Premium Sport raportojnë se agjenti i tij, Federico Pastorello, është në Appiano Gentile këtë mbrëmje.

 Asamoah dhe Brozovic gjatë një ndeshje (Getty Images)

Kjo ka çuar në spekulime se ai është atje për të diskutuar rreth Asamoah, ndonëse Pastorello nuk iu ka folur gazetarëve teksa ka arritur aty.

Vlen të përmendet se agjenti gjithashtu përfaqëson Antonio Candrevan, kështu që ai gjithashtu mund të jetë atje për të diskutuar mbi të ardhmen e reprezentuesit italian.

Interi arrin marrëveshje edhe me Asamoah
Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje edhe me Asamoah

Megjithatë, më shumë ka të ngjarë të kenë diskutuar për lojtarin e Juventusit, i cili thuhet se mirëpret një transferim te Interi.

Para disa javëve mediat italiane raportuan se marrëveshja në parim veçse është arritur dhe vetëm pritet zyrtarizimi i saj. /Telegrafi/