LAJMI I FUNDIT:

Interi, skuadra e vetme italiane në ‘top 20’ për shikueshmëri në sezonin 2016/17

Interi, skuadra e vetme italiane në ‘top 20’ për shikueshmëri në sezonin 2016/17
MILAN, ITALY - NOVEMBER 05: FC Internazionale Milano fans show their support prior to the Serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 5, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Interi është skuadra e vetme italiane që gjendet në mesin e 20-të skuadrave evropiane që kishin më shumë shikues në ndeshjet e luajtura në shtëpi gjatë sezonit 2016/17.

Nerazzurrët dështuan të arrijnë ndonjë pozitë që i dërgon në garat evropiane sezonin e fundit, por kjo nuk i ndaloi tifozët ta ndjekin në ndeshjet e luajtura në shtëpinë e tyre.


Kjo pasi Interi është skuadra e vetme italiane  që gjendet në mesin e 20-të skuadrave evropiane që kishin më shumë shikues në ndeshjet e luajtura në shtëpi gjatë sezonit 2016/17.

Tifozët e Interit nuk e lënë asnjëherë skuadrën vetëm edhe përkundër rezultateve (Getty Images )

Interi renditet në pozitën e 15-të nga 20-të klubet evropiane për pjesëmarrje të përgjithshme të tifozëve në shtëpi në sezonin që lamë pas, 2016-17.

Nerazzurrët, të cilët ndajnë Stadio Giuseppe Meazza me Milanin, kanë pasur mesatarisht 46,622 spektatorë në ndeshjet e tyre të ligës.

Në total, në të gjitha ndeshjet e tyre të luajtura në shtëpi sollën plot 885,818 njerëz në San Siro, duke pasur një mesatare të kënaqshme.

Koreografia e tifozëve të Interit në derbi ndaj Milanit (Getty Images)

Ndërkohë që Interi është i 15-ti, skuadra e parë është Barcelona, me një mesatare prej 78,034 tifozëve në Camp Nou, e ndjekur nga Manchester Unitedi me 75,290 tifozë për ndeshje.

Në vendin e tretë renditet Borussia Dortmund me 69,653 tifozë, Real Madridi me një mesatare prej 69,426 tifozëve për ndeshje dhe Bayern në vendin e pestë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori