LAJMI I FUNDIT:

Interi rikthen interesimin për dy objektivat e vjetër

Interi rikthen interesimin për dy objektivat e vjetër
Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

Klubi italian, Interi ka etiketuar lojtarët që do t’i synojë për t’i transferuar në afatin kalimtar të verës.

Ardhja e Antonio Contes në krye të ekipit si duket nuk ka ndryshuar edhe aq shumë emrat e kërkuar nga Interi për t’i transferuar.


Milan dhe Inter me objektivin e njëjtë për repartin ofensivë
Lexo po ashtu Milan dhe Inter me objektivin e njëjtë për repartin ofensivë

Sipas mediave italiane, ylli i PSV Eindhoven, Steven Bergwijn dhe mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian janë objektiva të Interit.

FcInterNews.it raporton se agjenti Fulco van Kooperen u takua me përfaqësuesit e Nerazzurrëve javë më parë, por deri më sot nuk ka pasur ndonjë marrëveshje mes klubeve apo lojtarit pasi sulmuesi vlerësohet 40 milionë euro.

Bergwijn gjatë ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

21-vjeçari ka shënuar 14 gola në 33 paraqitje në Eredivisie këtë sezon, ndërsa ka konkurrencë të fortë për të edhe nga Manchester Unitedi dhe Tottenhami.

Matteo Darmian (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Një emër tjetër i rikthyer në radarin e Interit është Darmian, i cili thuhet se pëlqehet nga Conte, ndërsa edhe mbrojtësi preferon ribashkimin me italiani.

Sipas gazetarit të La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, Nerazzurrët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit Tullio Tinti për të diskutuar mundësinë e transferimit në verë dhe çmimi i tij është 12 milionë euro. /Telegrafi/