LAJMI I FUNDIT:

Interi regjistron Mkhitaryanin dhe Onanan, ka mbetur vetëm edhe prezantimi i tyre

Interi regjistron Mkhitaryanin dhe Onanan, ka mbetur vetëm edhe prezantimi i tyre

Mesfushori Henrikh Mkhitaryan dhe portieri Andre Onana i janë bashkuar zyrtarisht Interit pasi Lega Calcio konfirmon se kontratat e tyre janë regjistruar.

Të dy lojtarët bashkohen falas me Nerazzurrët. Onana kishte kryer ekzaminimet mjekësore në janar, ndërsa ish-mesfushori i Romës kishte kryer ekzaminimet mjekësore javën e kaluar.


Interi ende nuk ka konfirmuar nënshkrimet e tyre, por Lega Calcio ka zbuluar përmes faqes së tyre zyrtare se të dy lojtarët kanë nënshkruar për Nerazzurrët.

Nerazzërët kanë regjistruar edhe kontratat e Romelu Lukakut dhe Kristjan Asllanit, të cilët gjigantët e Serie A i kanë prezantuar tashmë.

Të dy lojtarët janë transferuar në Stadio Giuseppe Meazza në formë huazimi.

Interi ka detyrimin të blejë mesfushorin e Empolit, por nuk ka të drejtë të blejë sulmuesin e Chelseat sezonin e ardhshëm.

Lukaku flet me presidentin e Interit për Asllanin: Ka vetëm 20 vjet, por sillet si 27 - me pëlqen mentaliteti i tij
Lexo po ashtu Lukaku flet me presidentin e Interit për Asllanin: Ka vetëm 20 vjet, por sillet si 27 - me pëlqen mentaliteti i tij

Zikaltrit janë ndër klubet më të ngarkuara të Serie A në afatin kalimtar të verës deri më tani pasi Beppe Marotta është gjithashtu në bisedime me Paulo Dybala dhe Gleison Bremer.

Megjithatë, mbrojtësi brazilian thuhet se do t’i bashkohet Nerazzurrëve vetëm nëse largohet Milan Skriniar. /Telegrafi/