LAJMI I FUNDIT:

Interi pas Diarras

Interi pas Diarras

Interi është vënë në ndjekje të mesfushorit të Marseilles, Lassana Diarra.

”Nerrazzurët” synojnë që ta përforcojnë mesfushën gjatë verës, andaj mesfushori francez mund të transferohet si lojtar i ri.


Lajmin e ka konfirmuar L’Equipe, gazetë e cila shkruan në mes të tjerash se Diarra i ka treguar klubit francez se e dëshiron largimin.

Kujtojmë se francezi në të kaluarën ka luajtur edhe për Real Madridin dhe Chelsean.