Interi thuhet se ka vendosur ta shesë gjatë verës mesfushorin, Matias Vecino.

Futbollisti iu bashkua nerazurrëve nga Fiorentina dy vjet më parë gjersa kishte shënuar golin një fol në fitoren e Interit kundër Lazios, e cila gjë kishte bërë që t’i jepej fund mungesës gjashtëvjeçare në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Calciomercato.com pretendon se zikaltërit nuk janë të kënaqur me kontributin e përgjithshëm të lojtarit gjatë këtij sezoni në Serie A.

Faqja e internetit shton se Beneamata është duke kërkuar mes 25 milionë dhe 30 milionë eurove për uruguaianin.

Interi ka paguar 24 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e 27-vjeçarit, i cili ka luajtur 33 herë për kombëtaren e tij. /Telegrafi/