Interi është mysafir i Udineses në Dacia Arena – Stadio Friuli për ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë mbetur pesë pikë prapa liderit Milan dhe duhet ta ngushtojnë diferencën në garën për titull.

Në anën tjetër, Udinese është në kuotën e 43 pikëve dhe nuk ka ndonjë objektiv të qartë në këtë sfidë.

Trajnerët Gabriele Cioffi dhe Simone Inzaghi i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin takimin nga fillimi.

Formacioni startues i Udineses: Silvestri; Becao, Pablo Mari, Nehuen Perez; Molina, Arslan, Walace, Pereyra, Udogie; Success, Deulofeu.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez.

/Telegrafi/