LAJMI I FUNDIT:

Interi mposht Empolin dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Interi mposht Empolin dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
Inter v Empoli (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Interi ka arritur me shumë vështirësi ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi e ka mposhtur Empolin (2-1) në ndeshjen e fundit sezonale të Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa spektakli i vërtetë ishte në atë të dytën. Nerazzurrët kaluan të parët në epërsi duke shënuar me anë të Keita Baldes në minutën e 51-të.


Interi kishte mundësi që ta dyfishonte epërsinë ndaj Empolit, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Mauro Icardi (61’).

Zikaltrit ishin në një situatë tejet të sikletshme, pasi kundërshtarët arritën ta barazonin rezultatin (1-1) me anë të Hamed Traore (77’).

Por, goli i barazimit për Empolin nuk zgjati shumë, pasi Radja Nainggolan e riktheu epërsinë e Interit në minutën e 81-të, për t’ia siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Interi me këtë fitore e ka siguruar vendin e katërt me 69 pikë, ndërsa Empoli ka rënë në Serie B së bashku me Chievon dhe Frosinonen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori