LAJMI I FUNDIT:

Interi është gati të sakrifikojë Skriniarin

Interi është gati të sakrifikojë Skriniarin
Milan Skriniar (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Milan Skriniar po lufton të futet në mbrojtjen me tre lojtarë të Antonio Contes, kështu që ka raporte që Interi mund ta shesë atë në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi 25-vjeçar i Sllovakisë u nënshkrua nga Sampdoria për 34 milionë euro në verën e vitit 2017 dhe vlera e tij është rritur që nga ajo kohë.


Ai është nën kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe Nerazzurrët ishin këmbëngulës në kundërshtimin e qasjeve të klubeve nga Liga Premier si Manchester City dhe Manchester Unitedi.

United rivalizon Cityn për transferimin e Milan Skriniar
Lexo po ashtu United rivalizon Cityn për transferimin e Milan Skriniar

Sidoqoftë, është bërë e dukshme këtë sezon që Skriniar nuk funksionon mirë në mbrojtjen me tre lojtarë të Contes dhe e ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, kjo ka bërë që Interi të rishqyrtojë pozicionin e tyre për Skriniar, kështu që ai tani mund të shitet për çmimin e duhur.

Këto para do të shpenzoheshin më pas për një mbrojtës më të përshtatshëm për qasjen e veçantë taktike të trajnerit Conte.

Diego Godin gjithashtu e ka pasur të vështirë të adaptohet dhe ka mbetur poshtë rendit të zgjedhjeve pas Alessandro Bastoni dhe Danilo D’Ambrosio.

Veterani uruguaian mbërriti si lojtar i lirë nga Atletico Madrid këtë sezon, por mund të largohet gjithashtu në verë. /Telegrafi/