LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Lautaro të gatshëm të refuzojnë 90 milionë euro nga Tottenhami

Interi dhe Lautaro të gatshëm të refuzojnë 90 milionë euro nga Tottenhami

Antonio Conte dëshiron një ribashkim me sulmuesin Lautaro Martinez dhe Tottenham Hotspur do të ofrojë 90 milionë euro, por Interi dhe sulmuesi nuk kanë ndërmend të pranojnë.

Sipas ekspertit të transferimeve Alfredo Pedulla, Spurs po planifikojnë të bëjnë një propozim për argjentinasin që kap vlerën e 90 milionë eurove.


Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e qendërsulmuesit me vlerë 105 milionë euro dhe ai ka qenë shumë i lidhur me Barcelonën dhe Arsenalin në të kaluarën.

Agjenti Camano: Nuk ka arsye që Lautaro Martinez të largohet nga Interi
Lexo po ashtu Agjenti Camano: Nuk ka arsye që Lautaro Martinez të largohet nga Interi

Megjithatë, Lautaro dhe agjenti i tij kanë deklaruar disa herë se nuk ka dëshirë të largohet nga Interi, veçanërisht jo pas nënshkrimit të një kontrate të re në tetor 2021 që zgjat deri në qershor 2026.

Pedulla raportoi të enjten në mbrëmje se edhe nëse Tottenham bën ofertën prej 90 milionë euro dhe përdor praninë e Contes për ta bindur atë, argjentinasi dëshiron të qëndrojë në Inter me çdo kusht.

Interi gjithashtu nuk është i përgatitur të shesë sulmuesin e tyre kryesor, edhe me ardhjen e Paulo Dybalas si lojtar i lirë dhe Romelu Lukakut në huazim nga Chelsea.

Lautaro Martinez shënoi 25 gola në 49 ndeshje konkurruese për Interin këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori