Interesimi i klubeve angleze, Bonucci: Po mendoj për tripletën, jo për të ardhmen

113:"during the Serie A match between Juventus FC and Genoa CFC at Juventus Stadium on April 23, 2017 in Turin, Italy. 17:"Valerio Pennicino

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, i ka komentuar spekulimet që e lidhin me Manchester Cityn dhe Chelsean.
Dy klubet angleze janë të interesuara për shërbimet e qendërmbrojtësit italian, prandaj gazetarët e kanë pyetur për të ardhmen e tij.
“Unë kam një kontratë afatgjate me Juventusin, jemi të përqendruar te tre titujt. Ky moment është shumë i rëndësishëm dhe shumë i bukur, prandaj nuk mund të mendoj për të ardhmen”.
“E dimë se kemi nevojë për Juven e vërtetë për të fituar gjithçka”, ka deklaruar Bonucci.
Juventusit i nevojitet një fitore në Serie A për t’u shpallur kampion, ndërsa të mërkurën luan në finale të Kupës së Italisë (ndaj Lazios) dhe më 3 qershor në finale të Ligës së Kampionëve (kundër Real Madridit). /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































