LAJMI I FUNDIT:

Interesim i lartë për filmin Johnny English 3, mbi 500 bileta të shitura në Cineplexx

Interesim i lartë për filmin Johnny English 3, mbi 500 bileta të shitura në Cineplexx

Me 19 shtator, Cineplexx do të organizojë eventin Comedy Night, këtë herë me njërin nga filmat më të pritur të vitit, Johnny English 3.

Qysh në fillim, interesimi ka qenë shumë i madh për këtë film, duke e marrë parasysh që është pjesa e tretë e një franzhize shumë të suksesshme. Pa dyshim, edhe aktori i njohur Rowan Atkinson (në rolin e Johnny English) është arsye e interesimit për këtë film.


Rowan Atkinson njihet për rolin e tij në filmat si: Mr. Bean, Love Actually dhe Johnny English. Pa dyshim,
është njëri prej aktorëve më të pëlqyer në zhanrin komedi.

Momentalisht, janë shitur mbi 500 bileta, ndërsa interesimi vetëm po rritet. Për këtë arsye, Cineplexx ka hapur mbi 15 termine vetëm për këtë natë. Oraret mund t’i shihni këtu: www.cineplexx-ks.eu 

Sa i përket filmit, ngjarja zhvillohet me një sulm kibernetik, i cili zbulon identitetin e të gjithë agjentëve të fshehtë në Britani. Johnny English është i detyruar rikthehet nga pensioni për të gjetur hakerët e organizatës.

Biletat mund t’i blini çdo ditë në Cineplexx prej orës 15:30. Nxitoni sepse numri është i limituar! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori