LAJMI I FUNDIT:

Inter Miami dhe Beckham kanë gjetur mbrojtësin e majtë, dëshirojnë të nënshkruajë me Marcelon

Inter Miami dhe Beckham kanë gjetur mbrojtësin e majtë, dëshirojnë të nënshkruajë me Marcelon

David Beckham po kërkon të sjellë Marcelo në MLS te skuadra Inter Miami.

Pronari i Miamit tashmë ka siguruar shërbimet e ish sulmuesit të Real Madrid dhe Juventusit, Gonzalo Higuain.


Sipas France Football, Beckham është i interesuar të nënshkruajë me ish-shokun e tij të skuadrës te Los Blancos, Marcelon.

Dyshja kanë krijuar një miqësi të mirë gjatë viteve sa ishin bashkë, e cila mund të jetë e dobishme që mbrojtësi i majtë të marr kontratën që dëshiron para pensionit.

Braziliani nuk është më zgjedhja e parë në Real Madrid, pasi ka humbur vendin e tij nga Ferland Mendy gjatë dy sezoneve të fundit.

Kontrata e 32-vjeçarit me klubin nga “Santiago Bernabeu” skadon në fund të edicionit 2021/22. /Telegrafi/