Inter - Lazio, formacionet zyrtare në derbin e javës në Serie A

Interi dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionat, të fundit për këtë vit kalendarik.
Nerazzurrët janë nikoqir të Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A, ndeshje kjo zhvillohet në Giuseppe Meazza dhe fillon nga ora 18:00.
Skuadra e Luciano Spallettit është jashtë forme, pasi në tri ndeshjet e fundit ka një barazim dhe dy humbje, teksa në këtë takim shpreson t'i kthehet fitoreve duke shpresuar edhe në ndihmën e tifozëve vendas.
Në anën tjetër, Lazio është në formë të luhatshme, por lartë tabelës dhe beson që në këtë udhëtim të nxjerrë së paku një pikë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Inter: Handanovic, Cancelo, Skiniar, Ranocchia, Santon; Gagliardini, Vecino; Candreva, B.Valero, Perisic, Icardi.





















































