LAJMI I FUNDIT:

Inter – Juventus: Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të Derby d’italia

Inter – Juventus: Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të Derby d’italia

Inter dhe Juventus do të përballen në kuadër të xhiros së 23-të në Derby d’Italia në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 20:45.

Gara për titullin në Serie A këtë edicion është shumë e nxehtë dhe diferenca aktualisht është vetëm një pikë me Interin në krye me 54 sosh, por që Neroazzurët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.


Fitorja vlen shumë në këtë derbi, jo vetëm për tre pikët, por edhe për moralin e njërës apo tjetrës skuadër për vazhdimësi të kampionatit.

'Derby d'Italia' si asnjëherë më parë për 'Scudetto' - Interi pret Juventusin
Lexo po ashtu 'Derby d'Italia' si asnjëherë më parë për 'Scudetto' - Interi pret Juventusin

Simone Inzaghi vs Max Alegri: 18 ndeshje të zhvilluara mes tyre

Trajneri i Interi, Simone Inzaghi dhe ai i Juventusit, Max Allegri, janë përballur 18 herë mes vete deri më tani.

Allegri ka statistika më të mira, pasi ka marr 9 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.

Skuadrat e drejtuara nga Inzaghi, Lazio dhe Interi kanë shënuar 17 gola ndaj atyre të Allegrit.

Sa i përket Allegrit, Juventusi ka shënuar 25 gola ndaj Lazios dhe Interit të drejtuar nga Inzaghi.

Pozitat në renditje, pikët, fitoret dhe humbjet

Interi ka zhvilluar 21 ndeshje, ndërsa Juventusi ka zhvilluar 22 deri më tani në këtë sezon të Serie A.

Vendasit janë në vendin e parë në renditje me 54 pikë, ndërsa mysafirët në vendin e dytë me 53 pikë.

Interi ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, ndërsa ndeshja pa gola të pësuar kanë, Zikaltërit plotë 13, ndërsa Bardhezinjtë plotë 12.

Sipas vlerësimeve të SofaScore, Interi ka notën e përgjithshme 7.13, ndërsa Juventusi 7.10.

Formacionet e mundshme, Inter – Juventus

Simone Inzaghi dhe Max Allegri nuk e kanë situatën e njëjtë sa i i përket mungesave të lojtarëve.

Inerit i mungon vetëm Juan Cadrado shkaku i dëmtimit, ndërsa te Juventusi mungojnë Mattia de Sciglio, Moise Kean shkaku i dëmtimeve, ndërsa të pezulluar janë Arek Milik, Nicolo Fagioli dhe Paul Pogba.

Inzaghi pritet të startojë me Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram në sulm, ndërsa Allegri pritet t’i besojë Kenan Yildizit dhe Dusan Vlahovic, edhe pse Federico Chiesa është gati.

Parashikimi: Inter – Juventus 1-1

Dy skuadrat pritet të jenë në fushë me formacionet më të mira, pasi rëndësia e ndeshjes është jashtëzakonisht e madhe.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë fitoren, megjithatë të dyja skuadrat do të luajnë me kujdes të madh pasi nuk duan të humbasin dhe parashikimi është se do të përfundojë baras 1-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori