LAJMI I FUNDIT:

Institucionet stërmbushen nga punëtorët me kontrata mbi vepër

Institucionet stërmbushen nga punëtorët me kontrata mbi vepër

Thuajse në të gjitha institucionet qendrore dhe në ato lokale në vend Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur punësime të shumta të punëtorëve me kontratë për shërbime të veçanta. Sipas Auditorit, me kontrata të tilla janë mbuluar edhe pozitat e rregullta e në disa raste ato kanë pasur kohëzgjatje prej më shumë se një viti dhe që është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Institucionet qendrore dhe ato lokale në vend janë stërmbushur nga punëtorët me kontrata për shërbime të veçanta. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 në shumë ministri, agjenci të paharruara, por edhe në komuna ka gjetur se me kontrata të tilla në kundërshtim të plotë me ligjin janë mbuluar pozitat e rregullta të punës e në disa raste ato kanë pasur kohëzgjatje prej më shumë se një viti , shkruan Gazeta “Zëri”.

Sipas Auditorit, mbulimi i pozitave me marrëveshje të përkohshme rezulton me performancë dhe me monitorim të dobët të stafit dhe rrit pasigurinë nëse në pozitat e tilla është angazhuar stafi meritor. /Telegrafi/