LAJMI I FUNDIT:

Insigne e emëron yllin e Chelseat në listë të ngushtë për ta fituar Topin e Artë

Insigne e emëron yllin e Chelseat në listë të ngushtë për ta fituar Topin e Artë

Lorenzo Insigne këmbëngul se ekziston një mundësi e madhe për yllin e Chelseat, Jorginhon që të futet në listën e ngushtë për Topin e Artë.

Mesfushori ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve me Chelsean sezonin e kaluar dhe formën e tij të shkëlqyer e ka tani edhe te Italia në Euro 2020.


Ish-mesfushori 29-vjeçar i Napolit ka startuar çdo ndeshje për nën urdhrat e Roberto Mancinit në Kampionatin Evropian, me Italinë që tashmë ka kaluar në çerekfinale.

Credit: PA

Bashkëlojtari i Jorginhos në Chelsea, N’Golo Kante është cilësuar si një nga favoritët për të fituar Topin e Artë.

Sidoqoftë, Insigne beson se shoku i tij i ekipit te Italia e meriton të jetë një pretendent për çmimin e prestigjioz të France Football, duke shtuar se ai është krenar që e ka atë në ekipin.

"Kante duhet ta fitojë Topin e Artë para Ronaldos dhe Messit, pasi bëri gjërat që portugezi dhe argjentinasi kurrë nuk i kanë bërë" - kështu e vlerëson legjenda e United
Lexo po ashtu "Kante duhet ta fitojë Topin e Artë para Ronaldos dhe Messit, pasi bëri gjërat që portugezi dhe argjentinasi kurrë nuk i kanë bërë" - kështu e vlerëson legjenda e United

Kur u pyet për Jorginhon se a e meriton Topin e Artë, ai tha: “Ne kemi lojtarë cilësorë. Ju folët për Jorginhon dhe është e saktë”.

“Ai po kalon nëpër disa vite fantastike te Chelsea dhe unë jam krenar që e kam atë në ekipin tonë”.

Credit: PA

“Unë nuk jam ai që vendos nëse ai meriton Topin e Artë, por shpresoj që ai të futet në listën e ngushtë, e meriton, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”.

“E quaj atë profesor dhe të gjithë jemi të lumtur që luajmë me të”, ka shtuar më tej Insigne.

Italia kryesoi Grupin A me tre fitore para se të siguronte një fitore 2-1 ndaj Austrisë në ndeshjen e tyre të 1/8 së finales në Wembley javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori