LAJMI I FUNDIT:

Influenca e Militaos te Real Madridi: Vetëm tre disfata në 39 ndeshje

Influenca e Militaos te Real Madridi: Vetëm tre disfata në 39 ndeshje

Në fund të vitit kalendarik, qendërmbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, mund të shikojë prapa dhe të ndihet i kënaqur, pasi është vendosur si një lojtar kyç në Estadio Santiago Bernabeu dhe ka dëshmuar se shumë dyshues e kanë gabim.

Braziliani dukej se ishte më tepër i jashtëm një vit më parë, por në çdo krizë ka mundësi dhe në janar 2021 ai u përball me sfida, por ka shkëlqyer më pas. Gati 12 muaj më parë lindën thashethemet për një largim, tashmë po flitet për një kontratë të re për mbrojtësin që është i paprekshëm në sytë e Carlo Ancelottit.


Karriera e ish-lojtarit të Portos në Real Madrid filloi më 3 prill të këtij viti, pasi ai ishte një pjesë kyçe në rekordin e shkëlqyer mbrojtës të Los Blancos që i ktheu ata në garën për titull. Pasi ka luajtur vetëm 26 ndeshje për klubin përpara asaj date, Militao që atëherë ka luajtur 39 nga 40 ndeshjet e fundit të Real Madridit.

Në ato 39 ndeshje me Militaon në skuadër, Real Madridi ka humbur vetëm tre herë. Kthimi i tij në një super formë ka sjellë gjithashtu rezultate më pozitive për ekipin dhe ky rekord ka ndihmuar që Los Blancos të jetë në krye të La Liga në vitin e ri.

Pas dyshes sulmuese si Karim Benzema dhe Vinicius Junior, dyshja mbrojtëse Militao dhe David Alaba ka qenë ndoshta partneriteti më i rëndësishëm për Real Madridin e Ancelottit këtë sezon. Në 19 ndeshjet e tyre së bashku, Los Blancos kanë fituar 15, tre barazime (Villarreal, Osasuna, Cadiz) dhe kanë humbur vetëm një (Sheriff).

Akoma më mbresëlënëse, në ato 19 ndeshje, Real Madridi ka mbajtur 11 herë portën e paprekur dhe ka pranuar vetëm nëntë gola në total. Me Alaba dhe Militao në fushë së bashku, Los Blancos kanë mbetur prapa vetëm për 67 minuta këtë sezon.

Në verë kishte pasur frika për mbrojtjen e Real Madridit këtë sezon, pa lojtarët e fortë si Sergio Ramos dhe Raphael Varane, por braziliani ka fituar besimin e të gjithëve.

Militao u ka mbyllur gojën dyshuesve të tij, dhe ata tashmë janë ngritur në këmbë duke e duartrokitur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori