LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Britani të Madhe bie në 6.8 për qind

Inflacioni në Britani të Madhe bie në 6.8 për qind

Norma vjetore e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar ra në 6.8 për qind në muajin korrik nga 7.9 për qind që ishte në qershor.

Rënia e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike dhanë kontributin më të madh në rënie në inflacion, çmimet e ushqimeve u rritën në korrik në baza mujore.


“Hotelet dhe transporti ajror i pasagjerëve ishin klasat që dhanë kontributin më të madh kompensues në rritje në ndryshimin e normës”, njofton Zyra Kombëtare e Statistikave.

Në baza mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) u ul me 0.4 për qind muajin e kaluar, ndërsa ishte në 0.6 për qind në korrik të vitit 2022.

Në baza vjetore CPI, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit me 6.4 për qind në korrik, në të njëjtin nivel me qershorin. /Telegrafi/