LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në “Oscars” bën që të shtyhet filmi “Emancipation” me protagonist Will Smithin

Incidenti në “Oscars” bën që të shtyhet filmi “Emancipation” me protagonist Will Smithin
Will Smith

Filmi nën drejtimin e regjisorit Antoine Fuqua i quajtur “Emancipation” me protagonist Will Smithin është shtyrë, dhe sipas tij do të shfaqet në vitin 2023.

“Emancipation” është prodhuar gjithashtu nga kompania e Smithit e quajtur “Westbrook Studios” dhe ishte vendosur të publikohej diku në vitin 2022, megjithatë, pas shuplakës famëkeqe të “Oscars”, ku Smith goditi komedianin Chris Rock, ngecën të gjitha projektet që aktori në fjalë ishte i përfshirë.


Edhe pse studio nuk ka zbuluar ende se kur do të ketë premierën e filmit, ka konfirmuar se është shtyrë.

Shërbimi i transmetimit të Apple kishte shpresa të mëdha për filmin dhe u përfol se mund të ishte një tjetër nominim për “Oscars”.

Will Smith thuhet se ka frikë nga Jada Pinkett, vazhdon të shmang divorcin
Lexo po ashtu Will Smith thuhet se ka frikë nga Jada Pinkett, vazhdon të shmang divorcin

Filmi ishte paraparë të xhirohej në Gjeorgji, por për shkak të disa protestave dhe situatës me COVID-19, produksionit të filmit iu desh të zhvendosej në Luiziana, kështu që ‘shuplaka e Oscars’ nuk ishte situata e vetme që e vonoi projektin.

“Emancipation” është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe Will do të ketë rolin e një skllavi të arratisur.

Krahas aktorit tashmë të popullarizuar, në film luajnë edhe: Ben Foster, Aaron Clifton Moten, Mustafa Shakir, Donald Paul, Grant Harvey etj.

53-vjeçari bëri bujë të madhe në “Oscars 2022” pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, i cili bëri shaka me kokën e rruar të gruas së tij, Jada Pinkett Smith, pa pasur njohuri se vuante nga alopecia. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori