LAJMI I FUNDIT:

Immobile-Ronaldo, gara më e nxehtë për golashënuesin e sezonit në 60 vitet e fundit në Serie A

Immobile-Ronaldo, gara më e nxehtë për golashënuesin e sezonit në 60 vitet e fundit në Serie A

Gara për golashënuesin e sezonit apo e njohur ndryshe si ‘Capocannoniere’ është papritmas më e fortë se kurrë, pasi Cristiano Ronaldo ka 28 gola dhe Ciro Immobile 29, beteja më e interesante që nga vitet e 50-ta.

Sulmuesi i Lazios në dukje kishte siguruar titullin e golashënuesit më të mirë të Serie A pasi kishte shënuar shumë gola në filli, por sikurse skuadra e tij, edhe ai gjithashtu ka ngecur në ndeshjet e fundit.

Ai pati 25 gola në 22 ndeshjet e tij të para këtë sezon, por u pezullua kundër Milanit dhe nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e fundit.

Kjo do të thotë se Immobile ka vetëm dy gola në gjashtë paraqitjet e tij të fundit dhe tani rrezikohet shumë nga Ronaldo.

Nga ana tjetër, Ronaldo po gjen formën e tij në fundin e sezonit dhe tani ka 28 gola në 28 paraqitje në Serie A.

Sulmuesi i Juventusit nuk arriti të gjente rrjetën vetëm një herë në 18 ndeshjet e tij të fundit, një fitore 2-0 ndaj Interit ku siguroi asistimin, duke shënuar 23 gola në atë kohë.

Cristiano Ronaldo duke gjuajtur penallti (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

Vlen të përmendet se të dy këta sulmues kanë konvertuar 11 penallti në Serie A këtë sezon, kështu që golat e tyre nga loja e hapur dhe goditjet e lira janë krejtësisht të barabarta.

Nuk kanë pasur dy sulmues të ndryshëm me të paktën 28 ​​gola në 32 ndeshjet e para të Serie A që nga vitet 50-ta dhe kjo bën një garë të nxehtë.

Istvan Nyers i Interit dhe Gunnar Nordahl i Milanit në sezonin 1950-51, pastaj nga ylli i Interit Antonio Valentin Angelillo dhe Jose Altafini i Milanit në 1958-59 ishin dy rastet kur pati garë shumë të ashpër për titullin ‘Capocannoniere’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori