LAJMI I FUNDIT:

Imazhet e reja satelitore tregojnë se trupat ruse kanë lëvizur më afër kufirit me Ukrainën

Imazhet e reja satelitore tregojnë se trupat ruse kanë lëvizur më afër kufirit me Ukrainën

Imazhet e reja satelitore që i ka siguruar CNN tregojnë se baza gjigante ku gjendeshin tanket ruse, artileria dhe municioni në afërsi të kufirit të Ukrainës, në masë të madhe ka lëvizur – e duket se po bëhet gati që të vendosen më afër kufirit.

Baza gjendet në Jelni, në juglindje të qytetit Smolensk, afro 260 kilometra nga kufiri më Ukrainën. Një sasi e madhe e armatimit janë stacionuar atje në fund të vitit të kaluar, ku përfshihen rreth 700 tanke, mjete luftarake dhe lansues të raketave balistike, transmeton Telegrafi.


E shumica e këtyre pajisjeve janë “zhdukur” sipas imazheve të reja satelitore, që janë shkrepur më 6 shkurt. Në Pamje shihen gjurmët e mjeteve që kanë lëvizur nga ai vend.

Steven Wood, drejtor i kompanisë së imazheve satelitore Maxar, ka thënë për CNN: “Duket se shumica e mjeteve (tanke, artileri dhe mjete tjera ndihmëse) kanë lëvizur nga parkingu në verilindje”.

Conrad Musica, ekspert për përcjelljen e lëvizjeve ushtarake në kompaninë Rohan Consulting, thotë se ajo çfarë ka ndodhur në Jelni është se një “disa pajisjeve të shumta të rëndësishme të forcave ruse kanë lëvizur”.

“Po hyjmë në një fazë të re të grumbullimit të trupave, ku po shohim pozicionim të njësive dhe se pajisjet janë lëvizur në pozita strategjike”, shtoi ai.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sulivan, ka thënë të dielën për ABC News, që SHBA-të besojnë se ekziston “një mundësi reale që Vladimir Putini të urdhëroj sulmin në Ukrainë”.

E siç raporton CNN, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se presidenti rus ka mbledhur rreth 70 për qind të personelit ushtarak të armatosur përgjatë kufirit më Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori