LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja pas fitores ndaj Ulpianës: E dinim që do ta kishim të vështirë

Ilir Daja pas fitores ndaj Ulpianës: E dinim që do ta kishim të vështirë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas fitores ndaj Ulpianës, teksa ka treguar se i dinin vështirësitë dhe se si lider ekipet kanë presion.

Ballkani ka fituar me rezultat bindës 3-0 në shtëpi ndaj Ulpianës në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.


Kjo fitore ka bërë që therandasit të mbajnë primatin në kampionat, por Daja ka treguar se ekipi kishte presion dhe pati vështirësi deri tek goli i parë.

Ballkani merr tri pikët përballë Ulpianës dhe vazhdon t'i prijë kampionatit
Lexo po ashtu Ballkani merr tri pikët përballë Ulpianës dhe vazhdon t'i prijë kampionatit

“E dinim që do ta kishim të vështirë t’i gjenim hapësira Ulpianës”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Skuadra duroi deri tek shënimi i golit. Më pas erdhi goli i dytë dhe më pas ishim edhe më të qetë. Pa folur për pjesën e dytë kur kundërshtari ishte me një lojtar më pak”.

“Normalisht kur je në pozitat e para ka edhe presion, por ndeshjet do t’i marrim një nga një dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/