LAJMI I FUNDIT:

Ballkani merr tri pikët përballë Ulpianës dhe vazhdon t’i prijë kampionatit

Ballkani merr tri pikët përballë Ulpianës dhe vazhdon t’i prijë kampionatit
(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Ballkani ka vazhduar me serinë e fitoreve duke mposhtur Ulpianën (3-0) në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, nikoqirët i shënuan dy gola në fraksionin e parë të lojës.


I asistuar nga Blend Baftiu, Edvin Kuç shënoi një gol të bukur (41’) për epërsinë e parë të ekipit vendas.

Një aksion fantastik i Armend Thaqit në krahun e djathtë u kompletua me golin e Blend Baftiut (44’) dhe me epërsi të dyfishtë, Ballkani shkoi në pushim.

Në minutat e para të gjysmës së dytë, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Egzon Qerimit me karton të kuq. Ndërkaq, lideri nuk u ndal së shënuari, Mevlan Zeka e ngriti akoma më shumë epërsinë (75’).

Falë këtij triumfi, Ballkani vazhdon t’i prijë elitës së futbollit të Kosovës me 42 pikë, një më shumë se Drita që fitoi në udhëtim te Malisheva.

Ulpiana ka arkëtuar 19 pikë deri më tani dhe qëndron zonën e rrezikut për rënie nga Superliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori