LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja me mesazh të qartë për lojtarët e Ballkanit para ndeshjes me Astanan

Ilir Daja me mesazh të qartë për lojtarët e Ballkanit para ndeshjes me Astanan

Ballkani do të përballet të enjten e kësaj jave (nesër) me Astanan në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Para këtij takimi, trajneri Ilir Daja ka thënë se ata janë me këmbë në tokë për këtë sfidë, por që ndeshjet si vendas u ndihmojnë më shumë.

UEFA me reportazh special për Ballkanin para ndeshjes me Astanan në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu UEFA me reportazh special për Ballkanin para ndeshjes me Astanan në Ligën e Konferencës

“Gjendja e skuadrës? 90 për qind janë të gatshëm. Me stërvitje të diferencuar kemi Hamitin, të cilin do e kemi në bankinë nesër. Nuk do të luajë si titullar. Kemi edhe Ismajlgecin, i cili ka bërë stërvitje të diferencuar. Pjesa tjetër e grupit është në dispozicion”, ka thënë fillimisht strategu i skuadrës nga Suhareka në konferencë për media.

“Ndeshja? Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Evropë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. Pas një fitoreje historike ndaj Dinamos së Zagrebit, nuk është e mundur të ndryshojmë objektivat. Do i marrim ndeshjet hap pas hapi. Do të fokusohemi tek Astana. Një ndeshje shumë e vështirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë deri sot”.

“Do të japim gjithë energjinë tonë, për të përfaqësuar sa më mirë Ballkanin dhe kampionatin e Kosovës. Po kalojmë një periudhë goxha të mirë, në kampionat dhe Europë. Besoj që është një përjetim i madh në karrierën time si trajner. Ka një gjë të mirë ky përjetim, sepse ndodh javë për javë. Jemi prezantuar mirë në të dyja kahet. Entuziazmi është në nivele optimale. Ta mbajmë sa më gjatë të jetë e mundur, duke pasur edhe fatin me vete”.

“Keni dëgjuar për skandalin e basteve në Itali. A keni diskutuar me futbollistët për këtë fenomen? Jam në dijeni të këtij skandali, por ne si skuadër kemi vetëm fitore dhe nuk ka rrezik për këtë. Zakonisht luajnë për humbjen e skuadrës dhe ne kemi vetëm fitore. Është një fenomen botëror, por mua nuk më ka shkuar ndërmend të bëj biseda të tilla me lojtarët, pasi drejtoj një grup profesionistësh dhe kam besim maksimal te ata. Në fillim të çdo sezoni vijnë njerëz nga klubi dhe federata, të cilët u shpjegojnë lojtarëve çfarë lejohet dhe jo, dhe jemi mjaftuar vetëm me këtë hap”.

Armend Thaqi flet për formën e Ballkanit dhe ndeshjen ndaj Astanas
Lexo po ashtu Armend Thaqi flet për formën e Ballkanit dhe ndeshjen ndaj Astanas

“Është e vërtetë që janë larguar tre futbollistë, që kanë shkuar në kampionate më të forta. Nëse shtojmë edhe Emërllahun që është i dëmtuar, na kanë ikur 4 persona nga formacioni i titullarëve dhe është shumë e vështirë për t’i zëvendësuar. Megjithatë lojtarët e vjetër, që janë edhe boshti i ekipit, janë një shembull perfekt për të rinjtë, pasi japin maksimumin në stërvitje. Jo vetëm puna jonë e stafit, por edhe ndjekja e shembullit të ‘veteranëve’ është një ndihmë e madhe për përshtatjen sa më shpejt të të rinjve që kanë ardhur në ekip”.

“Të jesh në këto nivele, natyrisht që ka edhe presion. Sa më shumë të ngresh nivelin, aq më shumë ngrihen pritshmëritë dhe më pas edhe presioni. Unë me stafin punojmë në maksimum për ta kthyer presionin në një energji pozitive dhe për këtë na ndihmojnë edhe lojtarët me eksperiencë. Është e vështirë të luash nëse presioni të shndërrohet në stres, ndaj mundohemi që pavarësisht kundërshtarit, ta mbajmë të moderuar nivelin e presionit, që është prezent në nivele të tilla”.

“Pavarësisht se kontrata me Ballkanin përfundon në fund të këtij edicioni, besoj se do të zgjatet. Unë jam nën kontratë me Ballkanin dhe nëse dikush është i interesuar për mua, duhet të kontaktojë me klubin. Deri tani nuk kam pasur asnjë ofertë dhe nëse vjen, sigurisht që duhet ët shkojë edhe te klubi i Ballkanit, me të cilin kam kontratë dhe besoj se do të vijoj gjatë”.

Probleme serioze për Astanan para ndeshjes me Ballkanin në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu Probleme serioze për Astanan para ndeshjes me Ballkanin në Ligën e Konferencës

“Sukses është edhe arritja për herë të dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, megjithatë oreksi vjen duke ngrënë dhe do t’i shohim gjërat se si do të shkojnë. Ne duam të japim maksimumin pa presion dhe stres, por sido që të shkojë, kemi shkruar tashmë historinë dhe kemi bërë super sukses”.

“Në kampionat kemi një kontingjent më të madh në dispozicion dhe me afrimin e 2-3 lojtarëve të tjerë që po kapin formën e tyre më ët mirë, besoj që e kemi skuadrën e duhur për të të respektuar të dy kompeticionet. Kalendari nuk është aq i ngjeshur sa vitin e kaluar, kur luhej me intensitet për shkak të Botërorit. Kemi bërë edhe rotacion shpesh, për të shmangur lodhjen dhe dëmtimet, pasi këto të fundit të reduktojnë grupin dhe vështirësojnë punën”, ka potencuar më tej Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori