LAJMI I FUNDIT:

Armend Thaqi flet për formën e Ballkanit dhe ndeshjen ndaj Astanas

Armend Thaqi flet për formën e Ballkanit dhe ndeshjen ndaj Astanas

Mbrojtësi dhe njëri nga kapitenët e Ballkanit, Armend Thaqi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë dhe më vendimtar të therandasve në ndeshjet e deritashme në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe Ligën e Konferencës. 31-vjeçari këmbëshpejtë ka folur në një intervistë të shkurt për Telegrafin në lidhje me formën e ekipit në kampionat, por edhe ndeshjen e ardhshme evropiane që luhet këtë të enjte në Prishtinë ndaj FC Astana.

Ballkani është lider në Albi Mall Superligën e Kosovës pas xhiros së dhjetë, pasi nga nëntë ndeshje të zhvilluara ende nuk ka humbje dhe udhëheq tabelën me 23 pikë, pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve.


Megjithatë, kampioni aktual i Kosovës ka mendjen edhe tek garat evropiane, ku të enjten do të luajë ndaj FC Astana në kuadër të Grupit C të Ligës së Konferencës.

Për formën e Ballkanit dhe ndeshjen e së enjtes në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka folur edhe njëri nga lojtarët më të mirë të therandasve, Armand Thaqi.

Thaqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ekipi duhet ta vazhdoj formën e mirë të kampionatit edhe në ndeshjen ndaj Astanas, por kundërshtarin nuk duhet assesi ta nënçmoj, pasi mund t’u kushtoj me rezultat jo të mirë.

“Jemi në një moment shumë të mirë në kampionat, në një formë të mirë dhe jemi shumë të vetëdijshëm që vetëm me qasjen e njëjtë mund ta mbajmë formën dhe të vazhdojmë njëjtë me rezultate pozitive”, ka thënë fillimisht Thaqi për Telegrafin.

“Të enjten na pret ndeshja ndaj Astanas që edhe pse nuk ka fituar asnjë ndeshje, është skuadër shumë e forte dhe duhet ta kuptojmë që ne nuk jemi favorit pavarësisht momentit të mirë që jemi duke kaluar”.

“Duhet ta kemi si mësim vitin e kaluar ndeshjet me Sivasspor dhe Slavia Praga këtu në Prishtinë që nuk arritëm t’i fitojmë vetëm se i morëm shumë lehtë”.

“Me Astanan e dimë që do jetë e vështirë dhe do japim gjithçka që ta vazhdojmë formën e mire sepse atje jemi të gjithë bashkë, gjithë futbolli jonë. Me përkrahjen e të gjithëve shpresojmë t’ia dalim dhe të vazhdojmë ëndrrën evropiane bashkë”, përfundoi ylli i Ballkanit.

Ndryshe, ndeshja e Ballkanit me Astanan është paraparë të fillojë nga ora 18:45 dhe nga dy ndeshjet e para të grupit, kampioni i Kosovës ka një humbje dhe një fitore, duke u renditur e dyta në grup momentalisht.

Në anën tjetër, ekipi nga Kazakistani ka dy humbje nga dy ndeshjet e para dhe synon pikët e para dhe befasinë në ndeshjen ndaj Ballkanit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori