LAJMI I FUNDIT:

IHMK paralajmëron përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut, këto janë zonat më të rrezikuara

IHMK paralajmëron përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut, këto janë zonat më të rrezikuara
Foto: Meteo Kosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar se si pasojë e reshjeve të shiut në disa vende mund të ketë vërshime.

IHMK thotë se mot me shi do të mbajë edhe në ditët në vazhdim, transmeton Telegrafi.


“Duke u bazuar në situatën e përgjithshme meteorologjike në vend dhe në përgjithësi në rajon e cila është jo stabile, duke u përcjellë me reshje të shiut, të cilat deri më tani kanë qenë të karakterit lokal me intensitet prej të ulët deri mesatarë e në disa zona deri në mesatarisht të lartë, kanë kontribuar që rrjedhat lumore ti mbajnë të qëndrueshme nivelet dhe prurjet e tyre, ndërsa disa prej tyre aktualisht ndodhën në kuotat e tyre mesatare deri afër maksimaleve”.

IHMK shton më tej se, këto reshje kanë ndikuar edhe në tejngopjen e tokave, sidomos nëpër viset e ulëta dhe përgjatë rrjedhave lumore.

“Situatë e tillë me reshje, parashikohet të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim, ku duke filluar nga nesër dt: 12/06/2023, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshi pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në komunikatën e bërë nga IHMK.

Deri më 18 qershor mot me shi dhe rrezik që në disa zona të ketë breshër
Lexo po ashtu Deri më 18 qershor mot me shi dhe rrezik që në disa zona të ketë breshër

Tutje, IHMK sqaron se nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu, parashihet që të kenë ndikim sidomos në:

-Pjesa veriore: Pellgu i Ibrit (Sistemet lumore të: Ibrit, Sitnicës Llapit, Drenica etj.) ku Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: është 20 % ndërsa 5-vjeçare: 24 %.

-Ndërsa pjesa Perëndimore, jugore dhe lindore (Pellgu i Drinit të Bardhë, Lepencit dhe Moravës së Binçës), parashikohet një probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare, gjegjësisht sasi më e vogël e reshjeve.

Ndryshe, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ditë më parë në një deklaratë të dhënë për Telegrafin tha se mot i ngjashëm do të jetë deri më 18 qershor.

“Do të ketë rritje të temperaturave, rritje e lehtë. Të shtunën dhe dielën mesdita do të jetë 1 apo 2 gradë më ulët, pastaj java tjetër do të ketë sërish rritje të temperaturave, por që vranësirat mbesin prezent dhe për shumë ditë, d.m.th. edhe për 9 ditë të ardhshme, deri më 18 qershor nuk parashihet ndonjë ndryshim rrënjësor, përveç që temperaturat do të kenë rritje të lehtë”, theksoi ai.

Aliu po ashtu theksoi se ekziston rreziku që në zona të izoluara të kemi edhe breshër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori