Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK.

Paraditen e sotme (e enjte), Tare u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave.


Sipas Top Channel, raportimet paraprake janë se kjo çështje lidhet me dosjen “Balluku”.

Më parë në SPAK për të dëshmuar për dosjen e Ballukut është paraqitur edhe Agron Tare, vëllai i Igli Tares.

Ndryshe, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dyshohet nga SPAK për abuzime me tenderët e rrugëve, që nga tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë deri tek lotet e Unazës së Madhe.

Në anën tjetër, Tare në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit.

telegrafi sport app