LAJMI I FUNDIT:

Hysaj e ka kërkuar largimin nga Napoli

Hysaj e ka kërkuar largimin nga Napoli
(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, thuhet se e ka kërkuar largimin, pasi që nuk është i kënaqur me situatën aktuale në San Paolo.

Agjenti i shqiptarit, Mario Giuffredi, njoftoi në muajin e kaluar se klienti i tij nuk do ta rinovojë kontratën me Partenopei, ndërsa tash La Gazzetta dello Sport bën të ditur se 26-vjeçari e ka kërkuar largimin nga klubi këtë verë.


Hysaj nuk është i kënaqur se duhet të konkurrojë me Giovanni Di Lorenzon për një vend në formacionin bazë, ndërsa me kthimin e Kostas Malonas, ai do të ketë konkurrencë më të madhe.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i djathtë është paraqitur vetëm në 13 ndeshje këtë edicion në Serie A dhe me shumë mundësi do të largohet pasi po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Agjenti i Hysajt flet për të ardhmen e shqiptarit
Lexo po ashtu Agjenti i Hysajt flet për të ardhmen e shqiptarit

Kujtojmë që Hysaj nënshkroi për Napolin në vitin 2015 duke u transferuar nga Empoli për pesë milionë euro dhe deri më tani i ka regjistruar 187 ndeshje për Partenopei. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori