Hyrje e paautorizuar kompjuterike, Policia interviston një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se pa autorizim ka hyrë dhe ka shkarkuar të dhëna nga një sistem kompjuterik duke penguar funksionin e rregullt të sistemit.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 16:30.
“Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pa autorizim ka hyrë dhe ka shkarkuar të dhëna nga një sistem kompjuterik duke penguar funksionin e rregullt të sistemit. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një llaptop, një telefon celular si mjete të përdorura për kryerjen e veprave penale”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë









































