Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër organizojnë më 30 maj 2026 një mbrëmje të veçantë poetike dhe tryezë tematike me titull “Mes Poezisë dhe Algoritmave”.

Aktiviteti do të mbahet në adresën Eugen-Huberstrasse 19a, 8048 Cyrih duke filluar nga ora 19:00, dhe synon të sjellë një reflektim artistik e intelektual mbi raportin ndërmjet krijimtarisë njerëzore dhe epokës digjitale.


Programi i mbrëmjes përfshin: interpretime poetike, diskutime tematike, si dhe pika muzikore.

Për pjesën muzikore do të kujdeset flautistja Anila Tasholli Neziri me një performancë artistike në flaut.

Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët, artdashësit dhe të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje kulturore, e cila synon të ndërthurë artin, poezinë dhe diskutimin mbi sfidat e kohës moderne. /Telegrafi/