LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një shtetas i Kosovës në një hotel në Mavrovë

Humb jetën një shtetas i Kosovës në një hotel në Mavrovë

Dje në orën 11:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme – Tetovë nga Urgjenca e Gostivarit është denoncuar se tek ata ka sjellur i ndjerë N.O (69) nga Kosova.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve me familjarët është vërtetuar se ai ka qenë në Mavrovë në korridorin e hotelit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Personi i ndjerë, sipas njoftimit të policisë, i ka rënë të fikët dhe është shtrirë.

Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga prokurori dhe nga stacioni policor i Gostivar. Me urdhër të Prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/