Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Meksikën, raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa shumë ura janë mbyllur pasi që po konsiderohen si të pasigurta për shfrytëzim.

Reklama

Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren për t’i shpëtuar personat që kanë ngecur nën rrënojat e disa objekteve të shembura, transmeton Telegrafi.

E sizmologët paralajmërojnë se mund të ketë cunami si pasojë e dridhjeve të mëdha të tokës në këtë rajon. Madje thuhet se fuqia shkatërruese ishte 7.7 shkallë të Rihterit e jo 7.4 siç ishte raportuar më herët.

Shumë objekte afariste dhe ndërtesa kolektive janë filmuar duke u shkundur sikur ishin të punuar nga letra, kurse autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim nga objektet shumëkatëshe që tani më janë të pasigurta për banim.

Reklama
Reklama

Sipas sizmologëve, pas tërmetit të fuqishëm kanë ndodhur edhe 76 tjerë por që kishin fuqi më të vogël shkatërruese. /Telegrafi/