LAJMI I FUNDIT:

Hugo Lloris afër arritjes së një rekord të veçantë të Kupës së Botës

Hugo Lloris afër arritjes së një rekord të veçantë të Kupës së Botës

Vetëm fitorja ndaj Argjentinës në finale e ndan Hugo Llorisin të bëhet statistikisht portieri më i suksesshëm në historinë e Kupës së Botës.

Portieri francez mund të barazohet me Gilmar dos Santos të Brazilit (1958 dhe 1962) si portieri i vetëm që ka fituar dy Kupa Bote duke filluar si titullar finalen.


Portieri i Tottenham Hotspur, nëse mposht Albiceleste në finale, do të bëhet portieri i parë që ka fituar dy herë Kupën e Botës si kapiten.

Vlen të kujtojmë se vetëm katër portierë kanë qenë kapiten i ekipit të tyre në finalet e Kupës së Botës: Gianpiero Combi (Itali/1934), Dino Zoff (Itali/1982), Iker Casillas (2010) dhe vetë Hugo Lloris (2018).

“Është një mundësi e artë për të hyrë në histori”, pranoi ai pas eliminimit të Marokut në gjysmëfinale.

Ka një rekord që Lloris do të thyejë çfarëdo që të ndodhë kundër Argjentinës. Portieri i Francës do të kalojë Manuel Neuer (19) për t’u bërë, me 20 ndeshje, portieri me më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Botës.

Ish-lojtari 35-vjeçar i Nice dhe Lyon po shënon një tjetër rekord në Katar 2022. Në fitoren 2-1 në çerekfinale ndaj Anglisë, ai kaloi Lilian Thuram (142) si lojtari me më shumë paraqitje të Francës.

Ai ka 144 paraqitje, 117 gola të pësuar dhe 63 porta të paprekura që nga debutimi i tij kundër Uruguait (0-0) më 19 nëntor 2008, në moshën 21 vjeç e 10 muaj, nën drejtimin e Raymond Domenech.

“Jam krenar, por është ende dytësore. Kupa e Botës vjen e para. Jam i sigurt se kur të përfundojë turneu do t’i vlerësoj edhe më shumë këto rekorde”, tha Lloris.

Megjithatë, Lloris mbetet mbrapa në një rekord tjetër, nëse nuk arrin të luaj deri në vitin 2026. Me fitoren 2-0 ndaj Marokut, Lloris ka tetë herë portën e paprekur në Kupat e Botës, ndërsa rekordi në këtë kategori mbahet nga Peter Shilton dhe Fabian Barthez, me nga 10 ndeshje pa pranuar gol.

Portierët që fituan Kupën e Botës si titullar

Enrique Ballesteros (Uruguai/1930)

Gianpiero Combi (Itali/1934)

Aldo Olivieri (Itali/1938)

Roque G. Maspoli (Uruguai/1950)

Toni Turek (Gjermani/1954)

Gilmar dos Santos (Brazil/1958)

Gilmar dos Santos (Brazil/1962)

Gordon Banks (Angli/1966)

Felix Mielli Venerando (Brazil/1970)

Sepp Maier (Gjermani/1974)

‘Pato’ Fillol (Argjentinë/1978)

Dino Zoff (Itali/1982)

Nery Pumpido (Argjentinë/1986)

Bodo Illgner (Gjermani/1990)

Claudio Taffarel (Brazil/1994)

Fabien Barthez (Francë/1998)

Marcos (Brazil/2002)

Gianluigi Buffon (Itali/2006)

Iker Casillas (Spanjë/2010)

Manuel Neuer (Gjermani/2014)

Hugo Lloris (Francë/2018)

/Telegrafi/