LAJMI I FUNDIT:

Huazimi i Denis Suarezit prej Barcës, Arsenalit i ka kushtuar 32,700 euro për minutë

Huazimi i Denis Suarezit prej Barcës, Arsenalit i ka kushtuar 32,700 euro për minutë
Denis Suarez (Foto by Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Spanjolli i huazuar te Arsenali ka luajtur pak më shumë se një orë e gjysmë për skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.

Denis Suarez ka kaluar në radhët e Arsenal në formë huazimi nga Barcelona dhe po tregohet mjaft i kushtueshëm për bordin e Gunners.


Që nga ardhja në afatin kalimtar të janarit, 25-vjeçari ka luajtur vetëm 95 minuta në të gjitha garat dhe nuk ka arritur të jetë startues në asnjë ndeshje të vetme për klubin londinez.

Denis Suarez (Foto by Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Mesfushori ishte në stol në fitoren 2:0 kundër Newcastle Unitedit dhe nuk arriti të futet në fushë, që do të thotë se deri më tani çdo minutë të kaluar te Topçinjtë i ka kushtuar Arsenalit 32,700 euro, sipas llogaritjeve të bëra nga e përditshmja britanike “The Times”.

Anëtari i Ligës Premier ka paguar 2.67 milionë euro, ku për shërbimet e lojtarit Barcelonës i detyrohet 2.17 milionë euro ndërsa për këtë periudhë futbollisti do të paguhet 600 mijë euro.

Suarez është paraqitur për 67 minuta në Ligën Premier dhe 28 në Ligën e Evropës kundër BATE Borisovit dhe ende nuk ka shënuar apo asistuar për Arsenalin, i cili do të përballet me Evertonin në Goodison të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori