LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kemi ligje të mira për barazinë gjinore, duhet të implementohen

Hoxha: Kemi ligje të mira për barazinë gjinore, duhet të implementohen

Në prani të përfaqësueseve të institucioneve vendase e ndërkombëtare, me rastin e “Javës së gruas”, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti fjalë rasti me temën “Rritja e llogaridhënies së institucioneve publike përmes filtrimit të politikave publike nga këndvështrimi gjinor”.

Java e Gruas, për të shtatin vit me radhë, po e organizon Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me fokus në çështjet e gruas, fuqizimi i lidershipit të grave, integritetin e saj politik, pjesëmarrja dhe përfaqësimi i barabartë si faktorë përcaktues për avancimin e demokracisë në Kosovë.


Për rolin e filtrimit të politikave publike nga këndvështrimi gjinor me qëllim të rritjes së llogaridhënies në institucione publike, Ministrja Hoxha ceku se barazia gjinore është ndër parimet kryesore të BE-së dhe avancimin e Kosovës drejt proceseve integruese.

Përkundër arritjeve që kemi shënuar ndër vite në fushën e barazisë gjinore, potencoi Ministrja Hoxha, gratë në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pa përfaqësuara, kështu interesat e gjysmës se shoqërisë nuk faktorizohen në politik-bërje.

Si për arsim që duhet flakur stereotipet, vlen edhe për partitë politike në përfaqësimin e barabartë, sidomos në role vendimmarrëse, potencoi Ministrja Hoxha dhe citoi znj. Albright, “Atë që njerëzit mund të zgjedhin, kanë mundësi edhe ta ndryshojnë”.

Ministrja ftoi edhe mediat të tregojnë ndjeshmëri ndaj barazisë gjinore në raportimin e tyre, duke pasur kujdes për gjuhën e tyre si dhe rolin e madh të shoqërisë civile, në mbledhjen dhe analizën e të dhënave sa i përket pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në jetën publike.

“Është e vërtetë që ne kemi ligje që i hapin rrugë pjesëmarrjes së barabartë. Por, këto ligje duhet të implementohen në plotësi”, ceku Ministrja Hoxha, duke shprehur besim që përmes kontributit tuaj politikat në funksion të barazisë, transparencës dhe llogaridhënies do të shënojnë hapa përpara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori