LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Prodhuesit vendorë nuk po përfitojnë nga taksa 100 për qind

Hoti: Prodhuesit vendorë nuk po përfitojnë nga taksa 100 për qind

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se derisa në qeverinë paraprake janë bërë hapa përpara në konsolidimin e buxhetit të shtetit dhe zhvillimin ekonomik përmes sektorit privat, në qeverinë e PAN-it po shënohet vetëm regres.

Lidhur me taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Hoti në Facebook ka shkruar se FMN-ja konstatoi se kostoja po paguhet nga familjet përmes çmimeve më të larta për produkte bujqësore, në veçanti nga familjet me të ardhura të ulëta.


Fondi Monetar: Taksa 100 për qind rriti çmimet e konsumit, sektori privat mund të ul papunësinë
Lexo po ashtu Fondi Monetar: Taksa 100 për qind rriti çmimet e konsumit, sektori privat mund të ul papunësinë

Shkrimi i plotë i Hotit

Derisa në qeverinë paraprake janë bërë hapa përpara në konsolidimin e buxhetit të shtetit dhe zhvillimin ekonomik përmes sektorit privat, në qeverinë e PAN-it po shënohet vetëm regres.

Sot, FMN-ja tërheq vërejtjen për çështje që LDK-ja i ka ngritur vazhdimisht në Kuvend, se gjatë kësaj qeverie:
– të hyrat jane ne nivel te ulet te mbledhjes,
– shpenzimet jo produktive për paga e mallra po rriten,
– nismat ligjore pengojnë sektorin privat dhe rrezikojnë rregullën fiskale,
– nuk ka ristrukturim të ndërmarrjeve publike,
– mungojnë investimet cilësore,
– reformat arsimore po ngecin,
– reformat lidhur me pensionet e veteranëve po vonohen.

Lidhur me taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, FMN konstaton se kostoja po paguhet nga familjet përmes çmimeve më të larta për produkte bujqësore, në veçanti nga familjet me të ardhura të ulëta.

Të dhënat nga studime të pavarura tregojnë gjithashtu se mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja janë zëvendësuar me mallra nga Maqedonia, Turqia, Izraeli dhe vende te tjera. Prodhuesit vendor nuk duket se kanë arritur të përfitojnë nga kjo taksë. /Telegrafi/