LAJMI I FUNDIT:

Horrori që po iu shkakton shikuesve ankth e simptoma fizike – mijëra përdorues ‘ankohen’ në Twitter për filmin “Fall”

Horrori që po iu shkakton shikuesve ankth e simptoma fizike – mijëra përdorues ‘ankohen’ në Twitter për filmin “Fall”

Adhuruesit e zhanrit horror janë sëmurë fizikisht nga filmi “Fall”.

Ky film thriller trajton temën e dy shoqeve, Becky (rol i luajtur nga Grace Caroline Currey) dhe Hunter (rol i luajtur nga Virginia Gardner), të cilat ngjiten në një shtyllë tensioni 2000 metra të lartë dhe ngecin në majë pa rrugëdalje.

Ndërsa filmi u publikua në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar, së fundmi është shtuar në platformën Netflix, me një numër të ri shikuesish që e kanë zbuluar ditët e fundit, shkruan DailyMail.

Nuk është një film për njerëzit me zemër të ndjeshëm, pasi shumë prej shikuesve të filmit janë lajmëruar në Twitter duke shkruar sesi filmi në fjalë i kishte lënë të ‘sëmurë fizikisht’.

Ankesat e zakonshme nga shikuesit janë ndjenjat dërrmuese të stresit, të përzierave dhe ankthit, veçanërisht ata që kanë frikë nga lartësitë.

Duke publikuar një status në Twitter, disa prej shikuesve të filmit shkruajtën: “Në fakt shkaktoi një dhimbje koke stresi. Një orë vërtet argëtuese”; “E pashë këtë dje. Nuk dija çfarë më priste dhe u befasova këndshëm… dhe isha i tmerruar! Papritur keni një frikë të re nga lartësitë. Isha pak i zhgënjyer në fund, thjesht ndjeva se ishte pak i nxituar”.

“Më bëri të ndihesha shumë e sëmurë, më duhej ta ndaloja filmin, për të pushuar nga ndjenja e tmerrshme”, shkroi një tjetër.

“Unë u fsheha pas një jastëku për pjesën më të madhe të atij filmi, mendova se isha në rregull me lartësitë…ndoshta jo!”; “Ndihesha e trullosur vetëm duke parë ‘trailerin’. Mos mendo se kjo do të më shkojë mirë” – ishin disa nga komentet tjera.

“Film i mirë… më bëri të hidhem dhe të kem një sulm paniku, por mirë”; “Duke parë ‘Fall’ në Netflix…. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë kaq i stresuar gjatë gjithë jetës sime”, vazhduan të shkruanin komentuesit.

Filmi është pritur pozitivisht nga kritikët dhe aktualisht mban një rezultat 79 për qind të vlerësimit pozitiv në faqen e vlerësimeve të filmave, Rotten Tomatoes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori