LAJMI I FUNDIT:

Homoseksualizmi si standard

Republika e Maqedonisë, qysh prej themelimit të saj si Republikë, e ka definuar kahun e saj ideologjik dhe rrugën se nga duhet të ecë. Ka pranuar me vetëdashje sistemin demokratik dhe iniciativën evropiane për t’u integruar në të gjitha unionet perëndimore ekonomike, politike dhe ushtarake. Këto tre sfera, ose elemente të një ndërtese të madhe, janë baza rreth së cilës gravitojnë të gjitha shtetet në rruzullin tokësor.

Në botë janë krijuar shumë unione, duke u bazuar mbi aspektin ekonomik, politik dhe ushtarak. Më të fuqishmit janë Bashkimi Evropian dhe NATO, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjitha shtetet në botë synojnë që të bëhen pjesë e këtyre unioneve, duke mos përjashtuar as Maqedoninë. Disa janë bërë më herët pjesë të këtyre unioneve, disa prej fqinjëve tanë më vonë, por kryesorja është se të gjithë janë orientuar drejt kësaj rruge.


Por, për t’u bërë anëtar i këtyre unioneve, shtetet pretendente duhet që të plotësojnë kushte dhe standarde të vendosura nga ana e këtyre unioneve. Në rastin e mosplotësimit të këtyre standardeve nga ana e vendeve që synojnë të bashkohen me këto unione, këto unione iu japin këtyre vendeve përgjigje negative ose iu vendosin bllokadë. Ndërsa në rast se plotësohen standardet e kërkuara, atëherë ka gjasa që këto vende të jenë pjesë përbërëse të këtyre unioneve.

Shpeshherë standardet janë të dyfishta, të padrejta dhe mbi to ndikon politika. Mund të bëjmë një krahasim mes të Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia e orientuar skajshmërish nga religjioni ortodoks dhe me sy nga lindja u pranua në Unionin Evropian dhe në NATO para Shqipërisë. Madje, Shqipëria për t’u pranuar në Unionin Evropian duhet që të plotësojë ende më shumë kushte dhe standarde.

Për nga sistemi, Shqipëria ngjante shumë me Bashkimin Evropian, ngaqë ishte dhe është vend i deklaruar laik. Demokracia është e bazuar mbi laicizëm dhe këtë mendimtarët evropianë e dinë shumë mirë. Por, ndërhyrja e interesave politike, shpeshherë, ndërton standarde të dyfishta për shtete të caktuara në botë. Edhe pse Turqia i ka plotësuar prej kohësh të gjitha standardet e kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian, megjithatë ajo nuk është pjesë e këtij institucioni ngaqë edhe për këtë shtet janë vënë standarde të dyfishta.

Krahasimet mund të na sjellin deri tek shteti ynë fqinj Bullgaria dhe Maqedonia, të cilët për nga niveli i zhvillimit ekonomik gati se nuk dallojnë prej njëri-tjetrit. Bullgaria u pranua në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia duhet të presë që të plotësoj standardet e kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian. Standardet nga ana e Unionit Evropian, ose Bashkimit Evropian, janë të ndryshme.

Disa janë të logjikshme, e disa prej tyre nuk janë të logjikshme. Shpeshherë këto standarde janë si kërkesë ose formë e nënshtrimit të plotë të shteteve të cilat synojnë që të bëhen pjesë e këtyre instancave. Në ndërtimin e kërkesave ose standardeve nga ana e politikbërjes në Evropë, ndikojnë shumë edhe lobet më të fuqishme në botë momentalisht.

Sipas renditjes, në vend të parë vjen lobi çifut i cili vepron në të katër anët e rruzullit tokësor dhe, menjëherë, në vend të dytë vjen lobi i homoseksualëve i cili ka dorë në politikbërjen evropiane. Këto lobe kërkojnë që t’i nënshtrojnë vendet që synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Rastin më të freskët e kemi me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë ku kërkohet qartë definimi i disa gjërave që bien në kundërshtim me natyrën njerëzore.

Në Kosovë, qysh në versionin e parë të kushtetutës, shënohen të drejtat dhe obligimet e popullsisë ‘gej’ në Kosovë. Ky veprim anti-njerëzor ligjërohet dhe bëhet pjesë konstituive e sistemit politik dhe ligjor në Kosovë.

Të drejtat dhe obligimet e këtij grupi njerëzish në Kosovë janë të definuara me ndikimin e lobeve të ndryshme, ose edhe me presionin e fuqishëm ndërkombëtar. Kjo gjë është zgjidhur qysh moti edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, nga ana e Federatës së atjeshme.
Në Shqipëri, si shpërblim për futjen në NATO, u bë lejimi i homoseksualizmit dhe ndërtimi i këtij lejimi mbi baza ligjore. Tashmë homoseksualët janë të pranuar ligjërisht si komunitet në Shqipëri dhe ata mund të veprojnë lirshëm dhe të thërrasin edhe të tjerët lirshëm në prishjen e natyrës njerëzore. Ndërsa në Maqedoni ende nuk janë të definuara qartë çështjet e të drejtave dhe obligimeve të komunitetit ‘gej’.

Ka shumë vërejtje në punët ligjore të vepruara deri më tani dhe, si duket, përmes këtyre vërejtjeve, Bashkimi Evropian po ndërton qëndrim të ri politik ndaj Maqedonisë. Këto ditë, organizata “Human Rights Watch” i dërgoi një letër kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, ku është kritikuar ligji për të drejtat dhe obligimet e popullatës së orientuar seksualisht ndryshe prej natyrshmërisë. Në letër theksohen diskriminimet që janë bërë ndaj kësaj popullate dhe kërkohet që të intervenohet në këtë ligj dhe të mbrohen të drejtat e homoseksualëve.

Sipas të gjitha gjasave, ky apel ose kjo kërkesë e kësaj organizate është më me rëndësi sesa mijëra e miliona kërkesa të shqiptarëve të Maqedonisë që diskriminohen për çdo ditë, gati prej të gjitha ligjeve në Maqedoni.