LAJMI I FUNDIT:

Hiti i Silva Gunbardhit vazhdon të jetë ndër këngët më të dëgjuara shqipe

Hiti i Silva Gunbardhit vazhdon të jetë ndër këngët më të dëgjuara shqipe
Silva Gunbardhi (Foto: Instagram/SilvaGunbardhi)

“Të ka lali shpirt” vazhdon të jetë një prej këngëve më të dëgjuara nga estrada shqiptare.

Kënga e publikuar në janar të vitit 2013 ka arritur suksese të mëdha, sidomos në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove, YouTube.


Bashkëpunimi i Silva Gunbardhit, me Mandin dhe Dafin ka kaluar shifrën prej 400 milionë shikimesh në YouTube.

Lajmet për Silva Gunbardhi
Lexo po ashtu Lajmet për Silva Gunbardhi

Natyrisht se ky sukses e ka gëzuar këngëtaren, e cila e ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale për të treguar për këtë arritje.

400 MILION 🔥🔥🔥🔥🍾🍾🍾🍾🍾🍾🍾

A post shared by SILVA GUNBARDHI (@silvagunbardhi) on Aug 11, 2018 at 3:03am PDT

Projekti që është prodhim i Max Production, ishte realizuar me muzikë dhe orkestrim të Alfred Sulës, ndërsa ishte incizuar në AS Recording Studio.

Për një kohë të gjatë, “Të ka lali shpirt” qëndroi në vend të parë si kënga shqipe me më së shumti shikime.

Kjo zgjati deri kur Era Istrefi e lansoi hitin e saj të madh, “Bonbon”. Kënga e Erës ishte larguar nga YouTube dhe ishte ripublikuar pas marrëveshjes me Ultra Music, ndërsa aktualisht numëron mbi 604 milionë shikime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori