LAJMI I FUNDIT:

Historia interesante e PSG-së: U formua para 47 vitesh duke u bashkuar dy skuadra, është klubi më i trofeshëm francez dhe thyen rekordin botëror të transferimeve (Foto) 

Historia interesante e PSG-së: U formua para 47 vitesh duke u bashkuar dy skuadra, është klubi më i trofeshëm francez dhe thyen rekordin botëror të transferimeve (Foto) 

Paris Saint-Germain Football Club, i njohur zakonisht si Paris Saint-Germain dhe shkurtimisht si PSG ose Paris SG, është një klub sportiv francez i themeluar në vitin 1970 dhe me bazë në kryeqytetin e Francës, Parisin. Klubi parisien ka ekipe në disa sporte, por ekipi profesional i futbollit është dukshëm më i rëndësishmi, i cili luan në nivelin më të lartë të futbollit francez, Ligue 1. Edhe pse vetëm 47 vjet nga themelimi, PSG ka filluar të shkruaj emrin e tyre edhe në Evropë, duke arritur shpesh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa kulmi është thyerja e rekordit me transferimin e Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro.  

Stadiumi Parc des Princes, me një kapacitet prej 47,929 spektatorësh ka qenë shtëpia e Paris Saint-Germain që nga viti 1974. PSG është klubi më i suksesshëm francez në histori në aspektin e trofeve të fituara, me 34 gjithsej.


Parc des Princes, foleja e PSG-së

Brenda vendit, parisianët kanë fituar gjashtë tituj të Ligue 1, një rekord prej njëmbëdhjetë kupave franceze, një rekord tjetër prej shtatë kupave të Ligës Franceze, dhe një rekord tjetër prej shtatë Superkupave Franceze dhe një titull të Ligue 2, titull ky i fituar një vit pas themelimit të klubit. Në futbollin ndërkombëtar të klubeve, PSG kanë fituar një Kupë të Fituesve të Kupës UEFA dhe një Kupë UEFA Intertoto.

Ekipi fitues i Kupës së Fituesve të Kupave UEFA

Paris SG është gjithashtu i vetmi klub që kurrë nuk ka rënë nga kategoria kryesore e futbollit francez, Ligue 1, dhe është njëri nga dy klubet e vetme franceze që kanë fituar një titull të madh evropian dhe klubi më popullor i futbollit në Francë.

Për më tepër, ‘Red-and-Blues’ apo ‘Kuq e Kaltrit’ kanë një rivalitet të gjatë me Olympique de Marseille, pasi ndeshja mes këtyre dyjave është më famëkeqja e futbollit francez, e njohur ndryshe si ‘Le Classique’ apo ‘Klasikja Franceze’.

‘Le Classique’ nuk luhet, por fitohet!
Emocione, kacafytje, gola e gjithçka tjetër në ‘Klasiken Franceze’

Oryx Qatar Investimet Sportive (QSi) ka qenë pronari i klubit që nga viti 2011. Marrja e aksioneve e bëri Paris Saint-Germain jo vetëm klubin më të pasur në Francë, por një nga më të pasurit në botë. Klubi ka departamente të tjera për futbollin e të rinjve, futbollin e femrave, klubin e hendbollit, dhe eSports apo lojërave elektronike.

Al-khelaifi, presidenti i Oryx Qatar Investimet Sportive (QSi) dhe PSG-së

Klubi i Paris Saint-Germain ka lindur më 12 gusht 1970, pas bashkimit të Paris FC – i krijuar një vit më parë për të mbushur boshllëkun e mungesës së një klubi të lartë në kryeqytet – dhe Stade Saint-Germain, i themeluar në 1904 në Saint-Germain- En-Laye, qyteti i lindjes së Mbretit Louis XIV dhe për këtë klubit ka marr parashtesën e klubit të parë dhe prapashtesën e klubit të dytë, shkruan Telegrafi.

Ekipi i PSG në sezonin 1970-71

Megjithatë, PSG me të vërtetë mori debutimin e parë në Ligue 1 në vitin 1973, kur stilisti Daniel Hechter mori përsipër këtë klub. Klubi kishte si trajner legjendën e futbollit francez, Just Fontaine, dhe PSG shpejt fitoi promovimin në divizionin e parë një vit më vonë dhe ngadalë filloi të tërheqë yjet e para në klubi si Mustapha Dahleb dhe Carlos Bianchi.

Në vitin 1978, Daniel Hechter dorëzoi kontrollin e klubit tek Francis Borelli, nën drejtimin e të cilit klubi parisien fitoi medaljen e parë të tyre: Kupën e Francës në vitet 1982 dhe 1983 dhe titullin e ligës në vitin 1986, gjatë një dekade të shënuar nga lojtarë të tillë si Safet Susic, Luis Fernandez dhe Dominique Rocheteau.

Ekipi i parë i PSG që fitoi Ligue 1

Rrjeti televiziv Canal + mori klubin në vitin 1991, dhe e çoi PSG-në në majat e lojës evropiane. Midis 1993 dhe 1997, klubi nga kryeqyteti francez bëri pesë gjysmë-finale evropiane rresht. I udhëhequr nga ikonat e futbollit si David Ginola, George Weah dhe Valdo, ndër të tjera, PSG fitoi titullin e dytë të ligës në vitin 1994, dy vjet para fitimit të Kupës së Fituesve të Kupës UEFA.

Trofeu evropian ishte momenti kurorëzues dhe emblematik i këtij brezi, me futbollist si Rai, Bernard Lama, Alain Roche, Paul Le Guen, Daniel Bravo, Vincent Guerin, Youri Djorkaeff dhe Bruno N’Gotty, golashënuesi i finales kundër Rapid Vienna, në Bruksel, përcjell Telegrafi.

Në fillim të shekullit 21, kishte yje të rinj. Por, pavarësisht nga aftësia e Ronaldinhos dhe golave ​​të Pauletas (109 gola), PSG luftoi për të rimarrë lartësitë. Kjo ndryshoi në vitin 2011 me ardhjen e pronarëve të rinj, Oryx Qatar Sports Investments (QSi) dhe presidentit Nasser Al-Khelaifi.

Futbollistë të mëdhenj kanë luajtur dhe luajnë për PSG

Ata krijuan një projekt jashtëzakonisht ambicioz, të mishëruar nga Zlatan Ibrahimovic, golashënuesi kryesor i klubit gjatë gjithë kohës (156 gola në mes viteve 2012 dhe 2016), Edinson Cavani dhe Marco Verratti.

Projekti që ka një qëllim: të çojë Paris Saint-Germain në majat e lojës evropiane, pasi ka transformuar ‘Parisienët’ në klubin francez më të suksesshëm në histori, me 33 trofe, duke përfshirë 15 prej ardhjes së QSi.

Sheikët e klubit po vazhdojnë me rritjen e klubit, dhe kulmi i seriozitetit dhe dëshirës për të fituar gjithçka në futboll rrumbullakohet me transferimin rekord të gjitha kohërave, Neymar, i cili erdhi nga Barcelona për një shifër prej 222 milionë eurove. /Telegrafi/

Transferimi që theu rekordin botëror dhe ngriti PSG-në një nivel më lartë

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori