Emisioni ‘Radar’ me Edita Doli në RTV Dukagjini vazhdimisht merr mesazhe dhe telefonata për të ndihmuar familje dhe individë të ndryshëm të cilët përballen me kushte të vështira ekonomike dhe shëndetësore.
E tillë është edhe historia e 55 vjeçarit, Mit’hat Parashumti, i paralizuar e që jeton nën përkujdesjen e një 73 vjeçari, Velimir Milovanoviq që i përket komunitetit serb në Graçanicë.
“Prej shtëpisë së vëllait kam dalë nga viti 2002 se nuk mundesha me përballu kushtet e rënda… Pas një kohe nga turpi që s’kisha ndihmë as nga familja as nga institucionet kam shkuar në një firmë për me ndërtu shpi po më ka refuzu. Pas një kohe u largova nga Gjakova edhe erdha në Prishtinë. Kam jetuar te kacallarët. Kërkoja punë te Xhamia e Llapit . Nga aty pastaj disa të ri më gjetën një bodrum në Ulpianë ku kom jetuar pesë vite”, shprehet për RTV Dukagjinin, Mit’hat Parashumti.
Jetesa në bodrum nuk ishte aspak e lehtë, përpos mungesës së ushqimit Mit’hatit iu keqësua edhe gjendja shëndetësore dhe mbeti i palëvizshëm.
“Vitin e kaluar më është keqësuar gjendje shëndetësore. Në Ulpianë ku jetoja ka qenë shumë vllagë. Dy vjet kam pasur problem me ujin. Këtë e dinë edhe institucionet sepse kanë qenë prezentë kur më kanë fotografu. Aty e mora reumën dhe nga reuma më kaloi sëmundja në sistemin nervor. Doktoresha Zylfie Mendozi më ka thënë që kjo sëmundje ka shërim nëse shkon në banjë po tash më kanë humbë shpresat”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Mit’hati tash e një vit jeton në Graçanicë, falë dy të rinjve që e orientuan atje dhe me premtim se do t’ia mbulonin shpenzimet, por pas një muaji ata nuk u shfaqën më.
Përkundër kësaj, Mit’hati vazhdon të jetë falënderues ndaj 73 vjeçarit ani pse paguan 50 euro qira nga gjithsej 73 euro pension qe merr.
“Po të mos ishte ai serbi mu as qentë nuk do më kishin ngrënë. 73 vjeçar e ai për mua prej një viti të kujdeset. Ai ka qenë në gjendjen time, po shteti i tij e ka dërgua në banjë edhe është shërua. Ai mua më ka pru gjëra ushqimore. Unë pa ndihmën e tij nuk do të kisha mundur të mbijetoj. Shteti ynë mua po më jep një ndihmë mujore prej 75 euro dhe po më anashkalon?! Çka të them tjetër”
Në fund të këtij rrëfimi, Mit’hati tregon se çka i nevojitet më së shumti.
“Kam nevojë për shumë gjëra. Së pari për karrocë, për të më shëruar e dërguar në banjë. Kam nevojë edhe për ushqim. Unë nuk e di ma si të ja dal… Deri vitin e kaluar unë nuk kam kërkuar ndihmë nga shteti, sepse kam qenë mirë me shëndet edhe pse ndoshta më ka takuar ndihma. Unë nuk kam kërkuar ndihma që të keqpërdor shtetin, por tash shteti po më keqpërdorë mua”.
Emisioni Radar në RTV Dukagjini po bënë të pamundurën t’ i dalë në ndihmë Mit’hatit për nevojat esenciale për jetë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova