LAJMI I FUNDIT:

Histori që bashkon luftën me dashurinë – premiera e filmit “Sofia” në Cineplexx

Histori që bashkon luftën me dashurinë – premiera e filmit “Sofia” në Cineplexx

Filmi “Sofia” me regji të Eduart Grishajt pati premierën mbrëmjen e 4 nëntorit në Prishtinë.

Filmi, që sjell përplot emocione duke ngërthyer në vete dramë, luftë e histori, mblodhi në Cineplexx artistë, yje të shumtë nga bota e kinemasë e mes tyre edhe liderë politikë.


Me një kast të mrekullueshëm të aktorëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi e po ashtu nga Serbia, ngjarja zhvillohet në dy kohë të ndryshme: atë të viteve 1940 e të tashmen.

Premiera e filmit “Sofia” në Cineplexx

Eksperiencën për këtë projekt e kanë ndarë edhe protagonistët kryesorë, duke treguar pak më shumë nga prapaskenat dhe ideja se si nisi e gjithë kjo.

Regjisori Grishaj tha se e kishte të arsyeshme të realizonte një film të tillë, për të përceptuar më lehtë nga të gjithë brezat historinë që dëshiroi të tregonte.

“Është një film që për mendimin tim tregon një histori shqiptare të jashtëzakonshme, histori që unë e pashë të arsyeshme për ta bërë film. Është një histori që tregon që ne shqiptarët kemi zemër të madhe, kemi tradita, të paktën i kemi pasur ato, por fatkeqësisht mendoj që vitet e fundit ne i kemi humbur pak por gjithsesi bëra një film që të tregoj se ne nuk jemi njerëz që vritemi me njëri-tjetrin, nuk jemi njerëz që duhet të bëjmë vetëm për gjakmarrjen por kemi edhe gjëra të jashtëzakonshme, sidomos brezi i të rinjve që duhet t’ia tregojmë. Mendoj që duke bërë film është shumë e lehtë për të gjitha brezat për ta përceptuar atë histori që kam dashur të tregoj unë”, tha Grishaj.

Eduart Grishaj – Regjisori i filmit

Ai thekson se kjo nisi nga një histori e vërtetë e At Zef Pllumit, e më pas për të rrëfyer ngjarjet që kanë ndodhur mes Shqipërisë dhe fqinjëve tanë.

“Burimi i parë ka qenë një histori e vërtetë e At Zef Pllumit i cili ka shërbyer në veriun e Shqipërisë dhe atëherë ka ndodhur historia kur një ushtar jugosllav shkon në shtëpinë e një gruaje që quhej Sofilekia dhe Sofilekia e mban atë në shtëpi pavarësisht që ajo merr vesh që është ky që i ka vrarë djalin por pjesa e dytë e filmit, se filmi është me dy kohë të ndryshme është e frymëzuar nga të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur mes Shqipërisë dhe fqinjëve tanë.

Antonio Kadriaj – Aktor

Roli kryesor në këtë film iu besua aktorit nga Shqipëria, Antonio Kodrinaj, i cili është djali që dashurohet me vajzën serbe, pavarësisht se e kishte të pamundur për shkak të historisë së kombeve.

“Unë jam ai djali i ri shqiptar që dashurohet në vajzën serbe që vjen në Shqipëri për të gjetur rrënjët e stërgjyshit që ka pasur këtë historinë me Sofinë, që vjen nga një histori e viteve 1940 të luftës që njëkohësisht jepet historia e vjetër bashkë me historinë e tashme. Thjesht jam ai që dashurohet me vajzën dhe kaq, dashuria lulëzon”, tha ai.

Të gjitha lajmet nga Cineplexx
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cineplexx

E përveç Kodrinajt, personazhi kryesor në film ishte aktorja nga Kosova Rozafa Çelaj, që shkoi në Shqipëri për një qëllim, por që u përball me një ngjarje tërësisht tjetër.

“Filmi bëhet fjalë për dy kohëra të ndryshme, mund të them për kohën e tanishme dhe vitet 1940. Unë e luaj një vajzë të re Sofinë e cila është serbe, që shkon në Shqipëri për me gjet diçka që ka lidhje me të emocionale familjare që nga koha e stërgjyshit të saj. Roli im e përcjell një lloj paralele me Sofinë e vjetër, pasi janë dy Sofia në film dhe të dyja të njëjtën kohë janë duke u përballuar, apo duke e vënë përpara dashurinë para të gjitha paragjykimeve dhe të gjitha gjërave tjera”, u shpreh Çelaj.

Rozafa Çelaj – Aktore

Një rol në këtë film e pati edhe prezantuesja Arbana Osmani njëherësh partnerja e regjisorit Grishaj.

“Ka qenë një proces i gjatë ky film ka qenë një rrugëtim i bukur por edhe i vështirë në disa momente dhe jam shumë krenare që jemi më në fund përpara publikut me këtë film që është 100 për qind filmi i Edit. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq”, tha Osmani.

Në kastin e aktorëve bën pjesë edhe Çun Lajçi, i cili rrëfeu emocionet për realizimin e këtij filmi.

“Është një pjesë e madhe që ia solla regjisorit gjatë xhirimeve i thashë këtu ke një film dokumentar që flet më shumë ndoshta në thonjëza se edhe filmi. Filmi të cilin unë e kam parë para dy netësh në premierën e Tiranës mund të jem shumë subjektiv sepse jam pjesë e filmit por më ka pëlqyer jashtë mase sepse jam adhurues i të shkruarit të tillë të romaneve të mia që sapo futem në ngjarje tërhiqem nga ngjarja që të mos ta lodhi lexuesin i cili është i ri dhe nuk e njeh vitin, apo ndodhinë dhe kaloj në përditshmëri. Kështu e ka filmi Sofia që flet për një vit 1941”, ka thënë Lajçi.

Çun Lajçi – Aktor

Përveç Shqipërisë dhe Kosovës, premiera vazhdon edhe në vendet si: Itali, Londër, Amerikë, Zvicër e shumë të tjera.

Veç aktorëve të lartpërmendur, të tjerë në film luajnë: Rita Gjeka, Adem Karaga, Alfred Trebicka, Edon Rizvanolli, Angela Halili, Vahid Dzankovic, Romir Zalla, Ilire Vinca Çelaj, Mateo Curri, Tinka Kurti, Drane Xhani, Bajrush Mjaku dhe Simon Shkreli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori