LAJMI I FUNDIT:

Hisen Berisha ‘ngacmon’ Adelina Ismailin në emision: “Ushtrinë time do ta bëj” ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Hisen Berisha ‘ngacmon’ Adelina Ismailin në emision: “Ushtrinë time do ta bëj” ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Hisen Berisha dhe Adelina Ismaili (Foto: RTK/YouTube)

I ftuar në emisionin e njohur “Show i Së Premtes”, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë një rrëfim të hapur dhe të detajuar për karrierën e tij politike dhe angazhimin e tij gjatë luftës së Kosovës.

Gjatë këtij rrëfimi, ai ka shpalosur anët më pak të njohura të jetës së tij publike dhe kontributin e tij në luftën për pavarësi.

Në një moment të papritur të emisionit, Berisha ua drejtua moderatores Adelina Ismaili me një pyetje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që ndoqën intervistën.


“A do e tregosh se kujt ia ke kushtuar këngën ‘Një sykaltër shumë e desha’?”, pyeti ai, duke aluduar te hiti i famshëm i Adelina Ismailit, “Ushtrinë time do ta bëj”. Në mënyrë të papritur dhe jo pa një dozë humor, Berisha shtoi: “Ma ke kushtuar mua sepse në atë kohë kam qenë duke e formuar ushtrinë, dhe më ke dënuar për ta çliruar Kosovën”.

Ndërsa Ismaili filloi të qeshte në shenjë përgjigjeje, ajo tha se ka një histori të vërtetë mbi këtë këngë – por që nuk e tregoi duke lënë publikun të “besonte” mbi versionin satirik të deputetit të PDK-së.

Kënga në fjalë, e cila konsiderohet një nga kolonat zanore të atyre viteve të vështira, ishte në fakt dedikim për presidentin historik, Ibrahim Rugova, dhe ende mban një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqin dashurinë e tyre në publik gjatë një shëtitje në Londër, pak pasi këngëtarja konfirmoi fejesën dhe foli rreth planeve për fëmijë

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqin dashurinë e tyre në publik gjatë një shëtitje në Londër, pak pasi këngëtarja konfirmoi fejesën dhe foli rreth planeve për fëmijë

Magazina
Krah për krah njëri - tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Krah për krah njëri - tjetrit, Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Magazina
Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma

Michael Jordan la një bakshish të jashtëzakonshëm në Greqi, zbulohet shuma

Magazina
Era Istrefi

Era Istrefi "ndez" fansat me fotografi provokuese nga bregdeti – duket atraktive në bikini të zeza ndërsa tregon linjat e trupit

Magazina
Zbulohet i dashuri i ri i Jessica Alba, është 12 vjet më i ri

Zbulohet i dashuri i ri i Jessica Alba, është 12 vjet më i ri

Magazina
Rita Ora shkëlqen rrugëve të New York-ut me stilin e saj unik

Rita Ora shkëlqen rrugëve të New York-ut me stilin e saj unik

Magazina
Kalo në kategori