LAJMI I FUNDIT:

Hilaria Baldwin në përkrahje të bashkëshortit përpara intervistës së tij të parë për aksidentin tragjik, ku mbeti e vdekur Halyna Hutchins

Hilaria Baldwin në përkrahje të bashkëshortit përpara intervistës së tij të parë për aksidentin tragjik, ku mbeti e vdekur Halyna Hutchins

Hilaria Baldwin po qëndron përkrah bashkëshortit të saj, Alec Baldwin, derisa u njoftua për intervistën e parë që do të transmetohet sonte pas të shtënave fatale në xhirimet e “Rust”, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.

ABC News njoftoi të mërkurën në mëngjes se George Stephanopoulos intervistoi Alec të martën pasdite që do të transmetohej të enjten në ABC në orën 20:00.


Më vonë të mërkurën, Hilaria, 37 vjeçe, ndau një foto të saj në Instagram duke qëndruar pranë Alec, 63 vjeç, i cili u shfaq me të njëjtin kostum nga intervista.

“Njëra këmbë përkrah tjetrës”, ka shkruar ajo duke shtuar një ‘emoji’ me zemër të bardhë.

Në Good Morning America të mërkurën, Stephanopoulos, 60 vjeç, parashikoi intervistën, duke e quajtur atë ‘më intensiven’ që ka bërë në karrierën e tij.

Alec Baldwin do të rrëfehet për herë të parë në një intervistë për të shtënat fatale në “Rust”, thotë se nuk ia ka idenë se si plumbi i vërtetë u shfaq në xhirime
Lexo po ashtu Alec Baldwin do të rrëfehet për herë të parë në një intervistë për të shtënat fatale në “Rust”, thotë se nuk ia ka idenë se si plumbi i vërtetë u shfaq në xhirime

“Dua të them, siç mund ta imagjinoni ai është i shkatërruar. Por ai ishte gjithashtu shumë i sinqertë, ishte shumë i hapur, iu përgjigj çdo pyetjeje. Ai foli për Halyna Hutchins, foli edhe për takimin me familjen e saj”, tha prezantuesi. “Ai kaloi në detaje për atë që ndodhi në xhirime atë ditë. Më duhet t’ju them se u befasova gjatë asaj ore e 20 minutash që u ulëm dje”.

Intervista vjen pas aksidentit tragjik që ndodhi gjatë xhirimeve të “Rust”, ku krahas Halyna i plagosur kishte mbetur edhe regjisori Joel Souza.

Ky i fundit tanimë është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse Hutchins nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Alec në një pjesë të intervistës theksoi se nuk ia kishte idenë që kishte plumb të vërtetë në set. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori