LAJMI I FUNDIT:

Hidhen poshtë pretendimet se Kessie ëndërron Man Unitedin

Hidhen poshtë pretendimet se Kessie ëndërron Man Unitedin
Franck Kessie (Getty Images)

Një burim nga brenda klubit të Milanit ka grumbulluar raporte të reja duke pretenduar se Franck Kessie kishte shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Manchester United, por këto deklarata sipas tij janë të vjetra.

Disa burime angleze raportuan gjatë fundjavës se Kessie kishte thënë për Tuttomercatoweb se ‘ëndërronte’ të luante për Unitedin një ditë.


Megjithatë, kontrollet e kryera nga mediumi MilanNews.it kanë konfirmuar diçka tjetër.

Kessie: Me Gattuson po punojmë më shumë se me Montellan
Lexo po ashtu Kessie: Me Gattuson po punojmë më shumë se me Montellan

Sipas tyre, fjalët e mesfushorit janë nga koha kur ai ishte ende një lojtar i Atalantas dhe jo tani si Rossoner.

Kessie duke festuar një gol të tijin te Milani (Getty Images)

“Që nga bashkimi me Milanin, ylli nga Bregu i Fildishtë kurrë nuk ka dhënë intervista për kolegët tanë në Britani”, shpjegoi fillimisht burimi i Rossonerëve.

“Prandaj, fjalët që ai tha janë reale, por jo aktuale, pasi rrjedhin nga koha e tij në Bergamo”, përfundoi burimi i Milanit.

Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso
Lexo po ashtu Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

21-vjeçari u transferua në Milan me një huazim dyvjeçar, i cila do të kthehet i përhershëm në fund të sezonit 2018-19.

Ndryshe, Kessie ka bërë 38 paraqitje në San Siro, duke shënuar katër gola në të gjitha garat për skuadrën e Gattusos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori