LAJMI I FUNDIT:

Henry pas humbjes së Arsenalit: Këtë gjë nuk e kam parë asnjëherë

Henry pas humbjes së Arsenalit: Këtë gjë nuk e kam parë asnjëherë

Thierry Henry ka shfryer vrer pas humbjes së Arsenalit ndaj West Bromwich Albion.

Arsenali humbi me rezultat 3-1 në udhëtim te WBA, në një ndeshje që futbollistët e skuadrës londineze dukeshin të humbur dhe pa energji.


Arsenali sërish humb, rrezikon edhe top katërshen (Video)
Lexo po ashtu Arsenali sërish humb, rrezikon edhe top katërshen (Video)

Kjo lojë e dobët e ka nervozuar edhe ish-sulmuesin e tyre legjendar, Henry, i cili ka folur pas humbjes.

Një gol të pranuar sikurse ai i treti i WBA-së, Henry nuk ka parë kurrë në jetë, teksa është dëshpëruar edhe me rastet e pakta të krijuara.

“Tre lojtarë të West Bromit mundeshin të shënonin gol [golin e tretë]”.

Lewandowski: Habitesha me aftësitë teknike dhe golat e Henryt
Lexo po ashtu Lewandowski: Habitesha me aftësitë teknike dhe golat e Henryt

“Unë kurrë nuk e kam parë këtë në karrierën time si lojtar. Asnjëherë”, ka thënë Henry pas ndeshjes.

“Ju luani kundër një ekipi që ka vetëm 23% të topit dhe megjithatë ata krijojnë më shumë shanse se ju”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/